Peticioni kundër ambasadores Kim, aktivistja Gjikondi u kujton shprehjen firmëtarëve: Të shkretët ju, jeni gjarprinj të fëlliqur e plot hipokrizi

0
328
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja e njohur Brizida Gjikondi ka reaguar ashpër ndaj peticionit të nisur sot kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Gjikondi thotë se politika shqiptare është bashkuar, qoftë me veprime apo me heshtjen e saj, kundër qëllimeve të SHBA-së për të “shqepur kastën kriminale” në vend.

Reagimi i plotë:

Duke lexuar turpin, mosmirënjohjen dhe maskilizmin e fëlliqur të disa shqiptarëve që kanë hapur gjoja një peticion on line kundër Ambasadores së Amerikës në Shqipëri instiktivisht mu kujtuan vargjet e shenjta.. të thëna nga Gjon Pagëzori dhe Jezu Krishti..

Të shkretët ju, gjarpërinj dhe rracë gjarprinjsh.. hiqeni si të drejtë nga jashtë por brenda jeni të fëlliqur e plot hipokrizi…

Dhe a është e bashkuar politika shqiptare (disa me veprime dhe disa me heshtje) kundër Amerikës dhe objektivave të saj për ta shqepur këtë kastë kriminale?!

Po, është e bashkuar!!!

Në një postim tjetër disa minuta më pas Gjikondi shton:

1 milion e 800 mijë zgjedhës s’mund t’i bëjnë pis një grusht të përdorurish, konspiracionistësh, mëkatarësh, mosmirënjohësish … që jo vetëm janë të tillë por janë dhe injorantë.

Zero vlerë ligjore ka peticioni i tyre, e vetmja vlerë është që tregon sa të pavlerë janë ata që e kanë nënshkruar.

Yuri Kim në Shqipëri është Presidenti Ëoodroë Ëilson, është Kenedi, është Regan, Bush etj .. është shteti që ajo perfaqëson…

Historikisht ne kemi patur një pakicë të zhurmshme, të dalë nga shpellat e qymyrit të historisë.

Janë ata novax, pro putin, dhe pro korrupsion dhe kalbezim te pandeshkuar shqiptar..

Jam e nderuar nese ikin nga faqja ime pa u ndjere, pa thene asnje fjale… sus, mua sme duhen te tillet.. Shqiperise jo e jo!!!

Zjarr Tv Ad