Politikani i djathtë Lisandër Hoxha ka hequr përgjegjësitë nga Partia Demokratike për peticionin e krijuar kundër ambasadores amerikane Yuri Kim. Sipas tij, kjo nuk është një nismë e PD-së.
Përsa i përket deklaratave të ish-kryeminsitrit Sali berisha, i cili e sulmon ambasadoren Kim, Hoxha thotë se këto janë qëndrime personale të Berishës dhe jo deklarata në emër të PD.
“Berisha ka barë deklarata të tij personale dhe jo në emër të PD-së. Unë nuk e di fare ça është ky peticioni, as nuk e di ku gjendet. Nuk është një nismë e Partisë Demokratike”, tha ai në Top Story.
Kujtojmë se peticioni ” “Enough is enough” (Mjaft është mjaft) është shpërndarë në rrjetet sociale, ku i kërkohet Departamentit Amerikan të Shtetit, që t’i ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë.