Peticioni kundër Yuri Kim, ironizon Frrok Çupi: Me 6 mijë vetë thonë këta “Amerika ik”, aq ka edhe një çoban…

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi ka folur në lidhje me peticioni “online” kundër “qëndrimeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim”.

Ai është shprehu se nuk munden 6 mijë veta që kanë firmosur të thonë “Amerika ik”, teksa ka ironizuar duke thënë se edhe një çoban ka 6 mijë “frends”në rrjetet sociale.

“Ligjësitë e kushtetutës nuk janë ma more s’ta mora. Është një budallëk i madh. Kushtetuta nuk është as e popullit as e politikanëve. Ajo është ndërtuar pa praninë e PS-së, e ka refuzuar në 2008. Që të bëhen ndryshime domethënë që është e gjallë. Në republikat si e jona, kushtetuta paska qenë zonja më e mirë që i mbajti këta që minuan demokracinë dhe rrënuan vendin, ajo ndryshon për shkak të interesave të vendit.

Kushtetuta ndryshon për t’i dhënë qytetareve drejtesi. Sa herë të ketë nevojë populli për të patur përparim do ketë ndryshime në kushtetute.

Shkojnë disa e firmosin. Këta those ‘Amerika ik’, me 6 mijë vetë që kanë firmosur peticionin. 6 mijë ka edhe një çoban në rrjetet sociale, nuk ka ndonjë domethënje” tha Çupi ndër të tjera.

Ndërsa Plarenr Nderca tha “peticioni ndaj ambasadores kthim pas. Si komb s’kemi patur asnjë të keqe nga SHBA”

Zjarr Tv Ad