Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se me “djersën e gjakun” e shqiptarëve “po bën tendera” dhe se po “vjedh” paratë e qytetarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili bën krahasimin me Maqedoninë e cila vendosi të mos marrë pjesë në festivalin europian të këngës Eurovizion, që zhvillohet në Angli, për shkak të shpenzimeve të mëdha. Kurse në Shqipëri sipas tij “hajdutët e Ramës bëjnë kërdinë”.
Ai numëron paratë e shpenzuara për disa tendera, mes tyre dhe ai i ARRSH për monitorimin e rrugës me kamera.
POSTIMI I PLOTË
Maqedonia nuk shkon ne Eurovizion për të kursyer, ne Shqiperi hajdutet e Rames bejne kerdine!
Maqedonia ka vendosur te mos marre pjese ne festivalin europian te kenges Eurovizion, qe zhvillohet ne Angli, per shkak te shpenzimeve te mëdha, qe duhen per këtë event.
Maqedonia do t’i përdorë këto para për pagesën e energjisë elektrike.
Kurse hajdutet e Edi Ramës bëjnë kërdinë duke shpërdoruar paratë e djersës dhe të gjakut të shqiptarëve duke bërë tendera për:
– 20 milionë euro për të monitoruar rrugën me kamera
– 4 milionë euro për instalacionin e Edi Ramës ne kryeministri
– 4,5 milion euro për kalanë e Ali Pashës, që nuk e paskësh bërë mirë përpara 200 vjetësh
– 600 milionë për qejfet e ministrisë së mbrojtjes
– 380 milionë lekë për propagandën e Ministrisë së Financave
– 380 milionë lekë Bashkia e Veliajt për pajisje zyrash e lukse idiote
– 120 milionë lekë Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për dantella e gota kristali.
Këto janë vetëm një pikë uji e shpërdorimeve të tmerrshme që rilindja iu bën parave të taksave të shqiptarëve.
Maqedonia është pasqyra ku shfaqet qartë fytyra e qeverisë së Edi Ramës, qeverisë më hajdute në Europë.
Faleminderit Maqedoni për këtë mësim, që dhe për shqiptarët që të hapin sytë e të shohin bastardët e qeverisë në Tiranë.