Petrit Vasili i ashpër ndaj Ramës: Peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbinë/ Përbuzje për NewJugosllavinë e Ramës dhe të të tjerëve…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratat e bëra nga Kryeministri Edi Rama, në forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal në Shkup, lidhur me nismën e ‘Ballkanit të Hapur’.

Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili akuzon Kryeministrin Rama se “shet Shqiperine dhe urren Kosoven, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbine!”. “Minishengeni eshte term Fake, pasi NewJugosllavia, eshte termi real”, thekson Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama shet Shqiperine dhe urren Kosoven, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbine! Sot Rama vulosi perfundimisht urrejtjen ndaj Kosoves dhe per kete mjaftonte vetem nje fraze qe ai tha dhe pikerisht: “Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut” Te gjithe kane te skalitur ne mendje arritjen e menjehershme te Forcave Speciale te Kosoves, qe shpetuan dhjetra jete njerezish duke prure edhe qente, qe zbulonin njerezit nen rrenoja. Ky eshte fakt dhe mirenjohja e shqiptareve eshte e perjetshme, kurse Rama ja atribuon Serbise sepse Serbine e do dhe i eshte nenshtruar ndersa Kosoven e urren.

Minishengeni eshte term Fake pasi NewJugosllavia eshte termi real. Vasali eshte Rama qe zvarritet nga pas, ndersa Serbia prin perpara. Si peng i ndereve politike elektorale serbe Rama e trajton Shqiperine si plaçke tregu dhe jep gjithshka duke tradhetuar Kosoven si askush ne historine e Shqiperise.

Perbuzje per NewJugosllavine e Rames dhe te tjereve. Firmat e Rames do te mbeten si gjurma te pashlyeshme te tradhetise me te larte ndaj Shqiperise, qe nuk ka propagande, qe e mbulon dot. Rama ky armik shqiptateve dhe i Euroatlantizmit nuk e ndryshon dot kurre vendimin mbarepopullor te te gjithe shqiptareve per pare nga Perendimi. Europa e Bashkuar eshte drejtimi i vetem pa kthim i Shqiperise dhe as Rama dhe asnje pazar qesharak me Minishengen dhe NewJugosllavi nuk e kthen dot. Keto te fundit sherbejne vetem per te zbuluar me shpejt tradhetaret e Shqiperise!!

Zjarr Tv Ad