Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me krizën ekonomike dhe rritjen e çmimit të naftës në vend. Vasili shkruan në rrjetet sociale se Rama është përgjegjësi kryesor për rritjen e çmimeve.
Ai thekson se fakti se çmimi i naftës ra brenda ditës e tregon qartë se shkaku i rritjes së tij është Edi Rama dhe qeveria.
Deklarata e Petrit Vasilit
Eshte fakt: Edi Rama pergjegjesi kryesor per rritjen e çmimeve! Edi Rama perpelitet, dihat dhe mban recitime morale sepse eshte kapur me presh ne dore. Edi Rama vetem genjen, kur thote se s’ka lidhje qeveria, por Rusia me rritjen e cmimeve.
Po kur cmimi i naftes nga 290 leke qe ishte perpara se te fillonin protestat kunder qeverise, ra brenda dites ne 217 leke, eshte e qarte edhe per me budallain se shkaku i rritjes se çmimit eshte vetem Edi Rama dhe qeveria.
Shume thjeshte, çmimi ra, sepse pazarit te qeverise me oligarket e naftes per te rritur çmimin e naftes i doli boja.
Edi Rama donte te mbushte arken e qeverise per te paguar inceneratoret, qe te mos hapin gojen, te paguante edhe koncesionet, ndersa oligarket qe te perfitonin miliona euro me sebepin e luftes.
Por kur maskarelleku ulet ne krye te qeverise te tilla mashtrime do degjojme, por faktet nuk i luan topi. Edi Rama me budallenjte, qe e rrethojne cfare presin më ? Le ta organizojne nje proteste me parullen: “Faleminderit Edi, qe na vodhe dhe na rrite çmimet”. Edi do gezohej shume dhe do ti pershendeste protestuesit “perparimtare” dhe “europeiste” nga dritarja e zyres se tij.
Edi do tu premtonte atyre me gezim, qe çmimet do te rriteshin edhe shume e me shume nga luftrat te tjera, qe do te ndodhnin ne te ardhmen. Dhe protestuesit do nxirninn parullen tjeter: “Edi rriti cmimet sa te duash, ne do vdesim edhe nga uria, vetem aman ti mos u merzit”. Dhe Edi serish do t’i pershendeste nxehtesisht nga dritarja e zyres “viktimat e tij te dashura”