Nga Petrit Vasili
Dhjetëra e dhjetëra mballoma te shëmtuara propagandistike vetëm sa po nxjerrin sheshit, dështimin e reformës në drejtësi dhe asgjë më shumë se kaq. Qytetaret janë tepër të dëshpëruar dhe shumë të zhgënjyer, sepse s’po marrin drejtësi dhe në vend të përmirësimit shohin një përkeqësim të vazhdueshëm dhe ky është fakt, që nuk mbulon dot aspak propaganda hipokrite e ditës. Mijëra qytetarë nuk do mund të marrin drejtësi në gjalljen e tyre dhe ky është fakt qe gjithashtu propaganda nuk e mbulon dot.
Kapja e drejtësisë nga rilindja është fakt dhe familjare, miq e shoke rilindës kane ndërtuar një detashment, qe është shtrire ne çdo institucion te ashtuquajturës drejtësi te re nga kreu gjer ne fund.
Problemet e renda te reformës nuk i zgjidh dot propagande staliniste, qe flet për njerëz pro dhe kundër reformës ne drejtësi si dikur komunistet, qe flisnin për njerëz me partine apo kundër partisë.
Pandeshkueshmeria është kthyer ne institucion qe mbron Kryeministrin, qeverinë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Çështje tronditëse si Teatri, 130 milion eurot e Becchetit,Inceneratoret etj kane fajtore te qarte Kryeministrin ,qeverinë e Bashkine e Tiranes, por këta nuk ndëshkohen kurrsesi dhe bile u bëjnë edhe moral te tjerëve.
Drejtësia me regji funksionon haptas ne funksion te Kryeministrit dhe interesave te tij dhe Ben sikur funksionon me ngjarje periferike sa për te ushqyer propagandën e qeverise, por nuk lëviz gishtin e nuk guxon te veproje ndaj tyre.
Çdo vit ne 22 korrik dëgjojmë nga një përshpirtje për reformën ne drejtësi, qe ne vend te zgjidhjes se problemeve dhe devijimeve te renda antireforme i riciklon ato vit pas viti si psh:
- KED u bllokua për një kohe te gjate ne dhunim te Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm atë te kapjes se tij nga rilindja.
Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga rilindja edhe nga ndërkombëtaret duke lëne qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot te paplotësuar.
- Afatet kushtetuese te Reformës ne Drejtësi te votuar ne 21-22 korrik u shkelen te gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dale për ketë, por përkundrazi e kane kthyer Kushtuten ne një letër pa vlere.
- Konkurimi për vendet e reja ne sistemin e drehtesise ishte fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurrenteve për çdo post, duke bere kontrollin e plote te procesit nga rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve te reja te drejtësisë.
- SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm te antareve te tyre.
- Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte jane sot pa numrin e plote te funksionimit te tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
- Gjate procesit te plotesimit te Gjykates Kushtetuese u vertetua tentativa mafioze per te rrembyer anetaret e Gjykates Kushtetuese, qe ishin kompetence e Presidentit.
- Dhjetra Ligje te Reformes ne Drejtesi jane ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, ne menyre te njeanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma te qeverise dhe me nje parlament jolegjitim.
- Asnje strategji nuk u hartua per te zgjidhur kolapsin total te sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet, ku mungesat ne personel jane kritike. Dhjetra mijra dosje kane mbetur pa u trajtuar qe nga Gjykata e Larte me 36 mije dosje e deri tek Gjykatat e te gjitha niveleve ku mbi 50 mije te tjera jane bere stivë.
- Vetingu u katandis ne nje Inspektoriat te Deklarimit te Pasurise dhe asgje me shume. Funksionoi me standarte te dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit qe shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
- Institucionet e reja u ngriten me shkelje skandaloze te ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhen anetare te tyre gjithfare personash ne dhunim te hapur me l ligjin:
- disa, qe ONM i rrezoi si te padenje,
- disa, qe kishin qene spiune te sigurimit,
- disa, qe kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,
- disa, qe kishin bere evazion fiskal.
Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rende Kushtetuten e miratuar ne 21-22 korrik 2016.
Qorrsokakun ku ka hyre reforma nuk e zgjidh dot rilindja, qe e kapi dhunshem dhe as imponimet propagandistike nderkombetare, qe duan te shesin tunxhin per flori, nuk e zgjidhin dot as dhjetra milion euro te hedhura dem, por vetem zbatimi i Kushtetutes se 21-22 korrikut te ciles rilindja ja ka thyer te gjitha kockat.
Pro reformes jane te gjithe ata qe zbatojne 21-22 korrikun, qe i japin fund pandeshkueshmerise dhe çojne para drejtesise kryeminister,qeveri e bashki Tirane per fajet e tyre te renda,
Ndersa kunder reformes jane ata qe bejne propagande kur sistemi i drejtesise eshte ne kolaps, kushtetuta shkelet dhe rilindasit presin e shqyejne parate dhe interesin publik pa u ndeshkuar.