Petrit Vasili nxjerr të dhënat e sondazhit: Qeverisja e Edi Ramës totalisht e falimentuar, ja faktet

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një reagim në rrjetet sociale ka renditur disa fakte që sipas tij tregojnë se qeverisja e Edi Ramës është e falimentuar.

Vasili i referohet sondazhit të publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021.

Mes tyre, Vasili thotë se ‘83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje te madhe. 71.6% nuk ndihen te sigurte ne jeten e perditshme per shkak te kriminalitetit, probleme te shendetit, padrejtesine, papunesia dhe fatkeqesia natyrore’.

Postimi i plotë

Qeverisje Edi Rames totalisht e falimentuar, ja faktet!

Sondazhi i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021 tregon fakte shume te renda qe flasin vete:

📌 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që

📌 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje te madhe.

📌 71.6% nuk ndihen te sigurte ne jeten e perditshme per shkak te kriminalitetit, probleme te shendetit, padrejtesine, papunesia dhe fatkeqesia natyrore.

📌 68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë

📌 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët.

📌 Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore 57.4% dhe bashkitë 58.2% si jo transparente.

📌 72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike,

📌 41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi.

📌 Kenaqesia per punen e policise eshte vetem 37.4%

📌 Kenaqesia me trasportin publik eshte vetem 32.6%

📌 Kenaqesia me sherbimet gjyqesore vetem 27.2%

Keto fakte vulosin totalisht falimentimin e qeverisjes se Edi Rames ne cdo drejtim.

Zjarr Tv Ad