Petrit Vasili: Zgjedhjet kanë rënë, askush nuk do ta falë Rilindjen…

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, thotë se disa të dhëna të zbuluara në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve për Zgjedhjet në Gjirokastër, ku qytetarë rezultuan se kishin votuar mbi një herë. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Vasili akuzon qeverinë se qëllimisht bllokoi ardhjen e emigrantëve për të votuar, ku sipas tij, u lejuan vetëm ata emigrantë të identifikuar si socialistë.

“Zgjedhjet kanë rënë”, thotë Vasili në shkrimin e tij, teksa shton se: “askush nuk do ta falë rilindjen për këtë manipulim të rëndë”.

Shkrimi i plotë:

Zgjedhjet rane perfundimisht pas proves se tmerrshme te Gjirokastres!!

Fakti!  Vendimi i KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia. Perjashtimi i mijra shqiptareve nga Greqia, ndersa rilindasit erdhen pas dates karantines dhe qeveria i futi ne komisione rrezoi perfundimisht 25 prillin! Qindra mijra shqiptare ne Greqi u perjashtuan nga votimi permes nje vendimi antikushtetues te dates 19 prill, qe i detyronte te karantinoheshin per dy jave kushdo qe vinte nga Greqia. U provua boterisht se rilindasit, qe jetojne ne Greqi erdhen lirisht ne Shqiperi, nuk ju nenshtruan fare karantines u bene edhe komisionere edhe votuan.

Qeveria e Edi Rames nepermjet Komitetit te Eksperteve mori nje vendim i cili rrezoi zgjedhjet e 25 prillit. Nje Komitet Ekspertesh mjeksore u be pjese e puçit ndaj zgjedhjeve duke marre persiper pergjegjesi renda penale, sepse karantina u vendos ne date 19 kur Greqia kishte 1800 raste me Covid ne dite dhe karantina u hoq kur ne Greqi kishte 3400 raste te reja ne dite. Prova qe rilindasit hyne pa karantine ne Shqiperi dhe u bene numerues ne komisionet e votimit dhe votues ndersa qindra mijra shqiptare ju ndalua votimi ka rrezuar dhe i ka bere zero zgjedhjet e 25 prillit. Zgjedhjet kane rene!! Askush nuk do ta fale rilindjen per kete vepër kaq te rende! Populli nuk mund te fale kurre! Beteja do të vazhdojë deri në fund per zbardhjen, denoncimin dhe e vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve.

 

Zjarr Tv Ad