Petro Koç i pret fjalën në grykë serbit në mes të Beogradit: Kosova duhet të ftohet këtu!

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mund të kishte përfunduar në një incident diplomatik përballja mes zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi dhe sekretarit të ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.
Ata kanë qenë të dy të pranishëm në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që zhvillohet sot në Beograd.
Përfaqësuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.
Flakë për flakë i është përgjigjur shqiptari Petro Koçi në mes të Serbisë homologut të tij, duke i kujtuar se Kosova është shtet i pavarur e duke shtuar se duhet ftuar në këtë ministerial.
Ai u shpreh:
Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM. Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për pagen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Zjarr Tv Ad