Petro Koçi i shkruan letër një miku

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Letër për një mik. I dashur mik, E mora vesh që je zhgënjyer. Por mos u dëshpëro e as mos u përpiq të japësh ndonjë leksion, i nxitur nga zhgënjimi! Mos u ngut, as mos u çudit. Gjëra të tilla ndodhin kudo, çdo ditë, ndaj s’mund të pretendoje që të ta kursente jeta edhe ty këtë gjë. Nuk besoj se marrëdhëniet ndërnjerëzore duhen parë vetëm në këtë këndvështrim. Sigurisht, e di, në shumë raste edhe kjo na ndodh!

Pra, që të marrim një leksion të vyer. E kam fjalën sidomos për rastet kur diçka pësojmë nga raporti dhe transformimet e tij zhgënjyese me persona të caktuar! Dua të them se njeriu ndërton edhe marrëdhënie krejt të tjera, të cilat mund të mos vlejnë për leksionmarrje apo leksiondhënie! Jeta ka një shumëllojshmëri ndijimesh, ndjenjash, marrëdhëniesh, përjetimesh , veprimtarish, veprimesh, ngërçesh, shërbimesh, vendnumërimesh, kotësish, angazhimesh të cilat na mbërthejnë natyrshëm, pa ndonjë vendimmarrje të mirëfilltë paraprake! Sidomos në rastin e ndjenjave vendimi mbetet jashtë loje. E të kuptohemi që ndjenja nuk është vetëm ajo e dashurisë për partner!

Gjykoj që shpresa për të gjetur vetveten dhe ngopjen e ndjenjës në botën tjetër është më shumë një alibi për të mbuluar paaftësinë relative, që e posedojnë në fund të fundit të gjithë të vdekshmit e botës së gjallë! Gjithmonë kam menduar kështu: bota tjetër u ofron të gjithëve një jetë atomesh, molekulash, por kurrë ndjenjash. Dhe po ashtu gjithmonë kam thënë se ngopja vjen vetëm në një çast, në atë të shuarjes së jetës. Sepse jeta është një kërkim pafund drejt këtij kulmi. Në çastin që ia mbërrin, vdes.

Në botën e kësaj ane ka ndjenja, prandaj ka edhe zhgënjime! Por ndjenja kanë të gjithë; madje edhe kriminelët e dënuar psh! Vetëm të kesh rast të shohësh si u japin dhembshuri fëmijëve të tyre! Bota e kësaj ane është kontradiktore: ka kënaqësi por edhe pakënaqësi! Por, njerëzit duhet të kuptojnë njëherë e mirë se i shërbejnë kënaqësisë së njëri-tjetrit. Në shumë raste, ndoshta, pa qenë reciproke, ose vetëm pjesërisht reciproke! E nganjëherë pritja e reciprocitetit i bllokon shanset e shijimit apo përjetimit të kënaqësisë! Prandaj njeriu duhet ta shmangë egoizmin e arsyes dhe të lejojë kënaqësinë e tjetrit! Sigurisht, jo në kurriz të rrëzimit apo zhbërjes së dinjitetit. Kënaqësinë e zgjedhim. Pakënaqësia na zgjedh! Altruizem i nevojshëm ! Shkruhemi . Petro.

Zjarr Tv Ad