“Petro Nini”, Veliaj: Bashkia s’ka lidhje, gati të japim banesa sociale për familjet

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me konfliktin që ka ndodhur këtë të hënë mes dy privatëve pranë Shkollës “Petro Nini Lurasi”, as përmes planit të detajuar vendor dhe as me dhënie të lejes së ndërtimit. Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj thekson se nuk ka asnjë lidhje me këtë konflik. Sipas tij konflikti i pronarëve të tokës me banorët e ndërtesës me shtesa pa leje është trajtuar në gjykatë dhe se kushdo që e politizon këtë çështje, na kujtojnë prej kujt i kemi peshqeshe këto gjykata e këto plagë me pronat.

 

“BashkiaTiranë nuk ka ASNJË përfshirje të PNL, as ka PDV apo leje ndërtimi! Konflikti i pronarëve të tokës me banorët e një ndërtese me shtesa pa leje është trajtuar në GJYKATË! Ata që e politizojnë na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh këto gjykata e këto plagë me pronat. Edhe pse ky është një konflikt tërësisht mes privatëve, kryebashkiaku Veliaj shpreh gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të strehuar familjet që preken në banesat sociale të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për familjet. E megjithatë @BashkiaTirane është gati që SOT t’i ofrojë mbështetje me BANESA SOCIALE në kushte shumë më të mira se katet pa leje të gjithë familjeve të prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATËVE për pronat, kontratat e llogaritë e tyre, pavarësisht vendimit të gjykatës! EV”.

 

 

Zjarr Tv Ad