Vendimi i Boris Johnson për pezullimin e parlamentit britanik është i paligjshëm, ka vendosur Gjykata më e lartë civile e Skocisë.
Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Sesionit vendosën në favor të një grupi politikanësh që kundërshtuan veprimin e kryeministrit.
Vendimi rrëzon një vendim të mëparshëm nga gjykata, që tha javën e kaluar se Johnson nuk e kishte shkelur ligjin.
Parlamenti britanik u pezullua të martën.
Gjyqtarët thanë se pezullimi i Parlamentit, një proces i njohur si prorogation, ishte i motivuar nga një dëshirë për të “penguar Parlamentin”.
Ata u shprehën se kjo ishte e paligjshme ndaj vendimi është i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt.
Por vendimi i gjykatës nuk do ndikojë menjëherë në pezullimin aktual të Parlamentit, që nisi në orët e para të mëngjesit të së martës.
Gjykimi i plotë do të dalë të premten.
Deputetët duhet të kthehen në Parlament më 14 tetor. Dhe Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga BE në 31 tetor.