Pezullohen nga detyra 4 efektivë, policia zbardh arsyet: Kanë qenë në shërbim kur…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër efektivë policie janë pezulluar nga detyra. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, të pezulluarit janë tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës dhe një trup shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.

Katër punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyrat, pasi kanë qenë me shërbim, kur është larguar nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj, shtetasi Afrim Kila për të cilin Gjykata e Apelit, Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë:

-Inspektorë B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës;

-Inspektor S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.

4 punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyrat, pasi kanë qenë me shërbim, kur është larguar nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj, shtetasi A. K., për të cilin Gjykata e Apelit, Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, thuhet ne njoftim.

Ndërkohë, AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.

Zjarr Tv Ad