Pezullohen testimet e vaksinës së Oksfordit për COVID-19/ Reagim i dyshimtë tek pacienti

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur e gjithë bota po konkurron se kush do të prodhojë vaksinën e parë anti-covid, njërës nga kompanive që është në garë i është ndërprerë prova e vaksinës.

Provat klinike për një vaksinë të koronavirusit, po zhvilloheshin nga kompania “AstraZeneca” në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, por janë ndërprerë përkohësisht pasi tek një nga vullnetarët në Britani u panë reagime të dyshimta, të kundërta nga ajo që pritej.

Nuk janë dhënë detaje të shumta në lidhje me problemet që ka shfaqur personi, por ai është duke u kuruar.

Këtë ngjarje “AstraZeneca” e përshkroi si tejet normale në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”, që sipas kompanisë kjo gjë mund të ndihmojë për rishikim të dhënave.

Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford, deri tani ka qenë një nga pretendentët më të fortë midis dhjetëra vaksinave që po zhvillohen globalisht.

Vaksina kishte kaluar me sukses dy provat e para, faza e tretë e provës ka përfshirë 30.000 pjesëmarrës nga SHBA, Britania, Brazili, Afrika e Jugut.

Zakonisht faza e tretë e një vaksine mund të zgjasë disa vite, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme ekspertët po mundohen ta bëjnë të zgjasë vetëm disa muaj.

Kompanitë, përfshirë “AstraZeneca”, “Pfizer Inc” dhe “GlaxoSmithKline”, u zotuan të ruanin standardet e sigurisë dhe efikasitetit shkencor për vaksinat e tyre eksperimentale, pas një rritje të shqetësimit se standardet e sigurisë mund të anashkalohen  përpara presionit politik për të pasur një vaksinë.

Zjarr Tv Ad