Pezullohet TEC i Vlorës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër projekt  i rëndësishëm energjetik siç është dhënia me koncesion i  termocentralit të  Vlorës është pezulluar. Kjo evidentohet në të dhënat e publikuara prej agjensisë së prokurimeve publike, ndërsa tenderi do të duhej të zhvillohej në datën 10 mars.

Përfundimi i gazsjellësit TAP u pa si një mundësi e mirë për vënien në punë të këtij  projekti i cili është ndërtuar që në vitin 2011 por nuk është vënë asnjëherë në punë për shkak të kostos së lartë. Tec Vlora u vizitua në terren nga 27 kompani rreth 2 muaj më parë të cilat shprehën interes për këtë projekt. Ashtu si edhe për raste të tjera, përgjatë këtyre tre muajve kur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është vendosur Belinda Balluku, edhe për këtë rast nuk është dhënë asnjë shpjegim në lidhje me pezullimin e këtij tenderi i cili gjithashtu u reklamua nga qeveria Rama.

Termocentrali i Vlorës synohej të jepej me koncesion  për  një periudhë 20-vjeçare me vlerë investimi prej 58   milionë eurosh. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Damian Gjiknuri synonte të  implementonte  projektin e rehabilitimit dhe të operimit të Termocentralit të Vlorës, duke përfshirë një degëzim të tubacionit të gazit Fier-Vlorë.

 

Zjarr Tv Ad