Ndërtimi i një vepre publike gjithmonë është një lajm i mirë, por ndërtimi i spitalit të ri të Fierit nga Turqia po shoqërohet me disa pikëpyetje për shkak të mungesës së transparencës nga qeveria shqiptare.
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, marrë shkas nga lajmi se spitali i ri i Fierit do administrohet fillimisht nga mjekë dhe staf turq, pyet qeverinë nëse kemi të bëjmë me donacion apo koncesion.
Me anë të një statusi në facebook, Shehaj kërkon të dijë edhe se çfarë do të bëhet me mjekët dhe infermierët shqiptarë gjatë kësaj periudhe.
Shehaj: Degjova sot që spitali i ri i Fierit do administrohet fillimisht nga mjekë dhe staf turq,pastaj nga mjekët shqiptarë.
Ore mos na del dhe ky koncension?! Se nuk na u tha afati i administrimit nga bamirësi.Prandaj a ka mundësi qeveria të bëjë transparencë, ky spital është dhuratë apo do paguhet si koncension nga qeveria ?
Dhe pika e dyte me e rendesishmja, nëqoftëse aty stafi do te jete i gjithe nga Turqia mjeket e infermieret tane do dalin ne rrugë të madhe? Pra do kemi donacion apo koncension? Kur do e marrim ne në admistrim?