Pilotët më të pasur në historinë e Formula 1

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lewis Hamilton po konfirmohet një prej pilotëve më të suksesshëm në Formula 1 dhe jo vetëm për rezultatet në pistë.

Një klasifikim i agjencive të specializuara në financat sportive dhe në bazën e të dhënave të Formula Money, e vendosi pilotin britanik në krye të emrave më të paguar në të gjithë historinë e garave spektakolare me makina.

Plot 489 milionë dollarë ka arritur të fitojë Lewis Hamilton që nga viti 2007 e deri më sot mes pagës stratosferike që merr nga skuadra e Mercedes, bonuseve të majme të ardhur nga rezultatet impresionuese në cirkuit dhe kontratave të Formula 1 me platformat televizive. Në vendin e dytë është legjenda e automobilizmit, Michael Schumacher i cili gjatë karrierës së tij mitike ka fituar plot 464 milionë dollarë. Shkalla më e ulët e podiumit plotësohet nga spanjolli Fernando Alonso i cili ka grumbulluar 458 milionë dollarë.

 

Zjarr Tv Ad