Piratët rrëmbejnë anijen gjermane

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Piratët kanë rrëmbyer tetë anëtarë ekuipazhi në anijen e mallrave gjermane në brigjet e Kamerunit.

Kompani gjermane MC-Schiffahrt bëri një njoftim në faqen zyrtare duke thënë se skuadra e emergjencave po bashkëpunon me autoritetet lokale që të lirojnë të rrëmbyerit.

Bastisja dhe rrëmbimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, 14 gusht, kur anija po ankorohej në Douala të Kamerunit.

Thuhet se anija, e njohur me emrin MarMalaita, kishte 12 anëtarë ekuipazhi në momentin e rrëmbimit.

Sipas mediave të huaja, tre prej të rrëmbyerve janë shtetas rusë, ndërsa nacionaliteti i anëtarëve të tjerë nuk dihet ende.

Zjarr Tv Ad