Pistat e vrasjes pa gjurmë të 71 vjeçarit/ Policia dyshon se mund të jetë…

0
239

Mbeten mister shkaqet e vrasjes me 7 plumba të 71-vjeçari Abdulla Buddla në Prezë të Tiranës. I moshuari nuk kishte precedent penal dhe nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt. Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv. Disa persona u shoqëruan për ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni. Policia nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, që mendohet se janë dy, pasi në vendin e vrasjes nuk kishte kamera sigurie. Grupi hetimor ka sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie, por ende nuk dihet kush është makina nga u qëllua Abdullah Budlla. 71-vjeçari punonte si taksist pa licencë dhe fqinjët e përshkruajnë si një njeri të qetë dhe pa konflikte, shkruan Klan. I moshuari ishte babai i 3 djemve, dy prej të cilëve punojnë jashtë shtetit. Pikërisht ndonjë konflikt që mund të kenë djemtë e tij, mendohet si një nga pistat e vrasjes.