Presidenti Ilir Meta ka deklaruar të shtunën se do të jetë “një ushtar i paparë” pasi t’i mbarojë mandati, pas 24 korrikut të vitit 2022.
Sipas kreut të shtetit, deri në atë datë, “ky institucion do jetë një kështjellë. Ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi”.
Më pas, “përgjegjësinë për gjithçka sigurisht do e ketë zoti apo zonja presidente e ardhshme që i urojmë suksese”, u shpreh Meta.
“Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët në raport me opinionin publik, do jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës si e kam treguar dhe në këtë detyrë”, tha kreu i shtetit.
Pyetje: A ndjeni një merak apo shqetësim që edhe këtë institucion që ju e keni thënë shpesh se është kështjella e vetme e pavarur do e ketë mazhoranca?
Presidenti Ilir Meta: Unë i mbaj premtimet. Deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë që ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi.
Por në momentet më kritike të këtij vendi i është bërë thirrje popullit dhe ata janë tërhequr përkohësisht nga vendimet e tyre.