Këngëtarja Elsa Lila është arrestua nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë. Burime për mediat bëjnë me dije se këngëtarja Elsa Lila ka rënë në prangat e policisë në Itali, së bashku me boksierin Petrit Bardhi.
Policia shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.
Sipas mediave vendase gjatë orëve të para të mëngjesit së ditës së sotme, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos zbatuan 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.
Mes 13 të dyshuarëve është edhe emri i këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeç, e cila mbante llogaritë e dyqanit. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.
Bardhi nuk ka qenë një emër i panjohur për botën e krimit në Itali, pasi në korrik të vitit 2015 gjatë një operacioni të Gico della Guardia di Finanza, ai me Arben Zogun (“Riccardino”) ishin pjesë e baterisë së urës Milvio nën porositë nga Fabrizio Diabolik Piscitelli.
Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia vendosi automatet e organizatës në lokalet e qytetit.