Wanda Williams , e cila merr pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”, është vlerësuar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Ambasada ka postuar një foot ku shihet ambasadorja me Gjenerale Brigadieren Amerikane dhe shkruan se ajo është gruaja e parë në Ushtrinë Amerikanë që mban këtë post.
Gjenerale Brigadierja Williams i dhuroi Ambasadores Kim një monedhë të Komandës së saj, gjatë vizitës së Ambasadores në Zonën e Stërvitjes së Bizës, ku trupat amerikane dhe shqiptare po punojnë së bashku gjatë “Defender Europe21”.
“Ambasadorja Yuri Kim pozon me Gjenerale Brigadieren Amerikane Wanda Williams, Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës, e cila është gruaja e parë në Ushtrinë Amerikane që mban postin e saj. Gjenerale Brigadierja Williams i dhuroi Ambasadores Kim një monedhë të Komandës së saj, gjatë vizitës së Ambasadores në Zonën e Stërvitjes së Bizës, ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë #DefenderEurope21, stërvitjes më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. #KrahPerKrah” shkruan ambasada në krah të postimit.