Pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, do deklarojne pasurinë 2 shkodranë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin e Shkodrës, ku u kërkon deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar si të përfshirë në organizata kriminale.

Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë shtetasit:

Sirjan Alija, banues në Shkodër,​ i dënuar për veprat penale “Grupi i stukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Safet Rustemi, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad