Pjesë e grupit të ‘fajdexhinjëve’, arrestohet në Shkodër i shpalluri në kërkim

0
137

Policia kufitare në Shkodër ka bërë të mundur ndalimin e  shtetasit të shpallur në kërkim E. L. 24 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me datë 12.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrim pa liçensë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

I riu është pjesë e një grupi fajdexhinjsh në Shkodër, të cilët u goditën nga policia një vit më parë. Referuar dosjes, Pavlin Radovani së bashku me dy djemtë të tij, Robert dhe Elton, merrnin shuma të mëdha borxh, me interes të lartë javor që niste nga 2%-20% dhe si garanci vendosnin pasuri të paluajtshme ose të luajtshme. Nga personat që familja Radovani merrnin borxh është edhe Endrit Lezha, ku thuhet se ndaj tij janë marrë 43 mijë euro me interesi për këtë shumë si fillim ka qenë 5%, por më pas është bërë në 10%.

Në këtë skemë, të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2019-ë  janë të përfshirë, ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Robert, Elton dhe Paulin Radovani u merrnin borxh këtyre personave në shifra që varionin nga minimumi 10 mijë euro deri në 100 mijë euro.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të metejshme.