Pjesëmarrja e Metës në Samitin e SEECP, jehonë në mediat e Bosnje-Hercegovinës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Bosnje-Hercegovinë dhe pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë, është ndjekur me vëmendje të veçantë nga media vendase dhe ka pasur jehonë të madhe.

Gazetat, portalet online dhe televizionet kryesore si TV1, Oslobodjenje, Vijesti, Dnevni Avaz, Klix.ba, etj., kanë raportuar gjerësisht vizitën e Presidentit Meta dhe deklaratat e tij gjatë këtij Samiti të rëndësishëm për vendet e Ballkanit.

Për t’u veçuar është fakti se media boshnjake i ka kushtuar rëndësi të madhe pranisë së kreut të shtetit shqiptar në këtë veprimtari, po aq sa edhe atij të Turqisë, Erdogan.

Pothuajse të gjitha mediat njëzëri kanë vlerësuar vendimin e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë samit, ndryshe nga qeveria shqiptare që u tërhoq në momentin e fundit duke anuluar prezencën.

Kësisoj, Presidenti Meta ka qenë një zë i rëndësishëm për çështjen shqiptare në këtë aktivitet ku janë të pranishëm krerët e shteteve të vendeve të Europës Juglindore, duke kërkuar vecanërisht njohjen e Kosovës si shtet të pavarur e sovran, dhe pranimin e këtij realiteti në rradhë të parë nga fqinjët e saj.

 

Zjarr Tv Ad