“Pjesëmarrja nesër do të jetë më e madhe se në 7 korrik”, Shehu: Qytetarët e ndiejnë peshën e arrogancës, mosbindja civile…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Tritan Shehu ishte i ftuar në një lidhje “Skype” për Faxnews në lidhje me protestën e opozitës që do të mbahet nesër në 16:00 te Kryeministria.

Shehu tha se pjesëmarrja nesër do të jetë më e madhe se në 7 korrik dhe do të vijnë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, nga veriu në jug.

Ndërkohë duke iu referuar termit mosbindje civile, Shehu tha se nuk nënkupton dhunë por se lidhet me mosbindjen ndaj këtij regjimi.

Tritan Shehu: Nesër është një shprehje e kërkesave të popullit.Do të jetë protetë mbarë kombëtare, me pjesëmarrje të gjerë. Do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, edhe ata që nuk iu janë bashkuar protestave politike ne vend, sepse e ndiejnë peshën e arrogancës së madhe mbi ta. Do të jetë një protestë që do të ketë një zë të përbashkët.

Mosbindja civile është të mos i bindesh këtij regjimi, jo dhunë.

Do ta shikoni nesër mënyrën si do organizohet protesta hap pas hapi. Ka një sektor organizimi në PD që meret me këtë cështje.

Pjesëmarrje do të jetë më e madhe se e 7 korrikut, më e gjerë. Do vijnë në Tepelena Memaliaj, Libohova, Kukësi, Vlora e Peshkopia.

Zjarr Tv Ad