Në vazhdën e denoncimeve dhe diskutimeve nga PD-ja të krizës në të cilën gjendet fshati shqiptar, bujku, blegtori, deputeti Luçiano Boçi ka treguar këto pamje të trishta nga fshati Vidhas i Elbasanit, ku frutat kalben në pemishte sepse nuk ka treg për t’i shitur.
Ndërkohë, çmimet e larta të fruta –perimeve në tregjet e qyteteve kryesore të vendit i kanë futur në ankth për të ardhmen, qytetarët. Sipas Boçit, kjo situatë dëshmon se qeveria Rama nuk e mbështet bujqësinë.
“Fermerët në kolaps! – shkruan ai. – Mungesa e subvencioneve rrezikon falimentin e tyre. Kostot nuk përputhen me fitimin. Denoncimi me shifra vjen nga Vidhas i Elbasanit.
Pjeshka megjithëse ka një kosto deri në 5 milionë për hektar, shitet ne treg me vetëm 200 lekë të vjetra. Dardha me një kosto 8 milionë lekë për hektar, shitet në treg me 400 lekë të vjetra. Produktet po kalben nën pemë!
Paralajmërimi tronditës vjen nga fermeri denoncues, – vëren Boçi. – 70% do ta braktisin aktivitetin bujqësor. Rama me qeverinë e tij nuk i mbështet. Rama e ka vrarë bujqësinë!” ka theksuar ai në përfundim.
Ndërkohë, kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar edhe sot pjesë nga diskutimet e fermerëve dhe ekspertëve të bujqësisë që kanë folur në tryezën e PD-së “Bujqësia në rrezik”, si kjo më poshtë:
Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=1130738454181100