“Plaçi në vënd aty ku jeni!”Ylli Manjani del me reagimin e fortë dhe zbulon qëndrimin e tij ndaj Ramës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë ndaj të gjithëve atyre që e kritikojnë se po sulmon presidenti Meta dhe që e konsiderojnë se po mbështet kryeministrin Rama.

“Për të gjithë turinjrrudhurit që shohin tek fjalët e mia “sulme ndaj Presidentit të Republikës apo Ilir Metës”, si dhe për të gjithë çyrykët që më konsiderojnë se “po mbështes Edi Ramën” ju them:

Plaçi në vënd aty ku jeni!

Shtrembërojini akoma më shumë turinjt dhe shkuleni edhe atë pak tru që u ka ngelur.

Kujt i duket analiza dhe mendimi i lirë si “sulm”, duhet të vizitohet urgjent tek psikiatri. Dukshëm është në paranojë të rëndë.

Çyrykëve që as ëndrra nuk kanë parë sa opozitë kam unë ndaj modelit Edi Rama, iu uroj:

U ruajtë zoti shëndetin se mendja u ka lënë!”, – shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad