Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Selitës.
Sipas policisë i plagosur në këmbë me armë ka mbetur shtetasi me iniciale Z.K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.