Plagoset me armë zjarri bariu në Sarandë, dyshimet e para

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Piqeras të Sarandës, ku një 60-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Level Hoxha 60 vjeç, me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës ështe transportuar në spitalin e Sarandës pas dy plagëve të shkaktuara me armë zjarri, një në kofshë e tjetri në krah.

Pas ndihmës së parë për shkak se plumbi dyshohet të ketë prekur kockën bluzat e bardha të Sarandës bënë transportimin e tij drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje. Dyshohet të ketë qenë një konflikt barinjsh për kullotat. Bariu 60 vjecar mësohet të ketë thënë se : “nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk se ishte plumb qorr. Nuk kam konflikt me asnjë.”

Zjarr Tv Ad