Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i cili u arrestua në muajin qershor të këtij viti për plagosje të rëndë me dashje, është liruar nga qelia.
Gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndryshimi i mases erdhi me kërkesë të prokurorisë, e cila ndryshoi akuzen ndaj Nikollit nga “Plagosje e rëndë me dashje”, “Në plagosje ne kufinjte e vetembrojtjes”, pasi sipas organit të akuzes nga hetimet ka rezultuar ai ka qelluar me sende të forta për vetëmbrojtje.
Altin Nikolli u arrestua me 16-qershor me kërkesë të prokurorisë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezultoj te jetë përfshire në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë.
Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre.