Xhevahir Fikaj ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ditën e djeshme ka plagosur dy vëllezërit Gruda në Shkodër.
Mësohet se gjatë konfliktit fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç, vëllain e 34 vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Kapet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat ,Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.
Ky shtetas dyshohet si autorë i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.