Plagosi fqinjin e tij, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari! Si ndodhi ngjarja

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është vetëdorëzuar në polici, 31-vjeçari Amarildo Kamberi që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij.

I riu me dy mbiemra, banues në Tiranë qëlloi fqinjin Xhevahir Kolaveri për motive të dobta në rrugën “Haki Shehu”, pasditen e së shtunës (17 shkurt).

47-vjeçari, i cili u dërgua në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad