Plagosi gruan dhe më pas u largua, dalin detaje nga ngjarja në Korçë. 46-vjeçari dyshohet se qëlloi bashkëshorten me thikë për shkak të…

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmshme në Korçë, ku burri plagosi me thikë gruan e tij. Mësohet se Marjola Myrtellari 38 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori, 46- vjeçari Aleko Myrtellari është shpallur në kërkim.

Çifti Myrtollari jetonte me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës dhe sipas News24 shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia.

Ndërkohë mësohet se cifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira.

Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte pasi janë banorë të rinj të zonës.

Ndërkohë nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad