Plagosi një person dhe i shkatërroi biznesin, në pranga 28-vjeçari

0
579
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar një person në Fier pasi është akuzuar për sjellje të dhunshme.

I arrestuari është Martin Allka, 28 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier.

Sipas policisë, Allka e ka plagosur me mjete të forta 34-vjeçarin me inicialet E. S., i ka shkatërruar biznesin dhe është larguar nga vendngjarja duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të policisë.

Policia e ka kapur të dyshuarin në Aeroportin e Tiranës dhe e ka arrestuar.

Dosja i kaloi Prokurorisë për veprat penale ‘”Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik’.

Zjarr Tv Ad