Plagosja e kryebashkiakut socialist/ Deputeti demokrat i Fierit zbulon prapaskenat: Këta janë kryetarët e Ramës që po i bëjnë gjyqin njëri-tjetrit!

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD për qarkun e Fierit, Luan Baçi e konsideron plagosjen e kryebashkiakut socialist të Divjakës, Fredi Kokoneshi si një “gjyq që socialistët po i bëjnë njëri-tjetrit”.

Në një reagim në Facebook, Baçi teksa i uron shërim të shpejtë thotë se vjedhjet, padrejtësitë, abuzimet dhe arroganca kanë bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

Baçi thekson se Kokoneshi është një kryebashkiak i kontestuar nga qytetarët, ndaj i fton të gjithë të dalin nesër në protestë.

“Ne 12 Nentor, nesër ne oren 16.00.  Te gjithë ne shesh, per ti shporrur njëherë e mire dhe ti shpëtojmë te mos vrasin njeri tjetrin!”

Reagimi i Luan Baçit

Vazhdojnë kryetaret e bashkive, te godasin njeri tjerin, me bomba dhe me thika, ashtu si ne Lushnje, ku kryetari u godit me granata ne zyren e tij dhe tani  eshte ne burg per korrupsion!

Edhe ne Divjak sot, kryetari i emeruar dhe i kontestuar forte nga banoret, per menyren e drejtimit dhe i akuzuar shpesh here per korrupsion, goditet me thike nga pjestar te ekipit te tij dhe mazhorances qe perfaqeson!

Vjedhjet, padrejtesite, abuzimet, arroganca e ketyre viteve, si ne pushtetin qendror dhe ate vendor, ku çdo gje eshte ne doren e tyre, kane bere qe situata te jete jashtë kontrollit dhe ti bejne gjyqin njeri tjetrit vet!

Gjithesesi i uroj sherim te shpejte z Kokoneshi, me shpresen, qe drejtesia te veproj shpejte dhe te vihen para pergjegjesise ligjore fajtoret, duke pasur parasysh, shkaku dhe pasoja!

Keta jane kryetaret qe ka emeruar KM, te pa zgjedhur, te pa votuar nga qytetaret, jane thjesht hajdut te bandes se KM!

Ne 12 Nentor, neser ne oren 16.00.

Te gjithe ne shesh, per ti shporrur njehere e mire dhe ti shpetojme te mos vrasin njeri tjetrin!

Zjarr Tv Ad