Plagosja e të riut me armë zjarri në Fier, arrestohen 4 persona

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 4 shtetas, si autorë të plagosjes me armë zjarri të shtetasit E. N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Të arrestuarit janë shtetasit M. T., 41 vjeç, banues në Vlorë;  S. Q., 20 vjeç;  E. N., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier.

Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Mos kallëzim krimi”.

Ja si ndodhi ngjarja: 

Mbrëmjen e kaluar, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Menjëherë pas veprimeve hetimore të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes ka rezultuar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskëagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin M. T. e pasagjerë shtetasit S. Q. dhe E. N.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me Volskëagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi M. T. ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij shtetasin E. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad