Plagosja e ushtarëve italianë të KFOR-it/ Meloni: Nuk do ta tolerojmë më

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar për sulmet e protestuesve serbë ndaj forcave të KFOR-it në veri të Kosovës. Rreth 20 ushtarë të KFOR-it u plagosën nga të cilët 3 italianë janë në gjendje të rëndë pas trazirave në Zveçan. Meloni ka thënë se sulmet ndaj KFOR-it nuk do të tolerohen më, por ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës që të mos ndërmarrin veprime të njëanshme.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme”, – ka shkruar Meloni.

“Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve.

Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, – ka deklaruar kryeministrja e Italisë.

Zjarr Tv Ad