Plagosja në autostradën e Rrëshenit, prangoset 25 vjeçari që qëlloi disa herë me pistoletë (EMRI)

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Florjan Gjoka, 25 vjeç, është arrestuar nga Policia për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrëshen-Kukës. Dyshohet se për motive të dobëta, i riu ka qëlluar 5 herë me pistoletë në drejtim të 51 vjeçarit Martin Prenga.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën u qëllua 5 herë në pjesën e këmbëve Martin Prenga, ndërsa bashkë me autorin e dyshuar Florjan Gjoka, është ndaluar dhe një person tjetër por arsyet nuk bëhen ende me dije.

Martin Prenga mbërriti i plagosur në Urgjencën e Spitalit të Rrëshenit dhe mori ndihmën e parë, por për shkak të nevojës për mjekim të specializuar, ky shtetas u dërgua drejt Traumës në Tiranë.

Për shkak të hetimit Policia nuk bën me dije të dhëna të tjera për identitetet autorit të dyshuar dhe të të plagosurit, ndërkohë që vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet e saj. I plagosuri Martin Prenga është një person me precedent penal.

Mirditë / Informacion paraprak:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre. Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad