Plagosja në Kashar, policia shpall në kërkim tre persona

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një personi ka mbetur i plagosur me armë zjarri dje pasdite në Tiranë. Ai eshtë identifikuar si shtetasi Elson Murataj. Ndërkohë që policia në një njoftim të sajin bën të ditur se ngjarja është zbardhur dhe janë shpallur në kërkim edhe autori i plagosjes por edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.
Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Shpallen në kërkim dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”. Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:
M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë. Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Zjarr Tv Ad