Plagosja në lokalin në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim i dyshuari

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lezhës thotë se ia identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra”. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 35-vjeçari Ridvan Koca, është bërë zbardhja e plagosjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri Ridvan Kocën.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Zjarr Tv Ad