Plagosja në Sarandë/ Konfliktet e Spiro Iljadhit për pronat në Ksamil, lidhja me deputetë të zonës dhe akuza e Berishës: I preu veshin klientit në prani të policisë

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spiro Iljadhi emër i njohur në Sarandë por edhe për një pjesë të opinionit publik. 2 vite më parë ai u kallëzua penalisht Abdullah Skënderi me pretendimin se ka qenë në drejtim e mjetit të tij tip furgon, kur tre automjete me disa djem të rinj, kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën  dhe ta sulmojnë. Abdullah Skënderi ka identifikuar mes agresorëve edhe vetë të kallëzuarin prej tij, Spiro Iljadhi duke publikuar edhe pamje në atë kohë.

Konflikti mes Skënderit dhe Spiro (allias Ermal Iljazit) Iljadhit ka nisur në fillim të muajit Dhjetor 2018. Skënderi ka pasur një njësi shërbimi në zonën e Ksamilit, pranë tre ishujve. Pranë godinës së tij të shërbimit, Iljadhi kishte nisur zgjerimin e aktivitetit të tij. Iljazi është pronari i lokalit të njohur “Orange” në Sarandë dhe biznesin e tij e ka zgjeruar edhe në zonën e preferuar të Ksamilit.

Objekti njësi shërbimi i Abdullah Skënderit, i cili gjendej përballë biznesit të tij, pengonte klientët e lokalit për të dalë lirisht në breg të detit

Pronari i lokalit “Orange” rezulton që ka lidhje të fuqishme me zyrtarë lokalë të Sarandës, por edhe në Tiranë pasi lokali i tij është vërejtur të frekuentohet nga zyrtarë madje edhe deputetë që organizonin festa me forumet.

2 vite më parë, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se sipas një qytetari, pronarët e Orange i kanë prerë veshin një klienti në prezencë të policisë, ndërsa vetë Iljadhi e mohoi një gjë të tillë duke i konsideruar personat anonim që i kanë shkruar mesazhe të tilla si xhelozë për shkak të konkurrencës dhe inatit.

Emri i biznesmenit është lakuar disa herë edhe në ngjarje që kanë të bëjnë me shpërthimet e tritolit dhe atentatet e herëpas’hershme që kanë ndodhur rreth dy vite më parë në Sarandë.

Nga hetimet që kanë nisur për ngjarjen e sotme nuk përjashtohet mundësia që atentati të ketë ardhur si pasojë e konflikteve nga e kaluara dhe konkurrenca në sektorin e njësive të shërbimeve në turizëm. Po ashtu ka dyshime që biznesmenin agresorët kanë patur qëllim ta ekzekutonin për shkak edhe të numrit të madh të plumbave që janë shkrepur në drejtim të tij.

Zjarr Tv Ad