Plagosja në zyrat e PD në Kavajë, shpallen në kërkim drejtori i Policisë dhe një punonjës: Rrahën sekretarin e PD dhe e qëlluan me armë

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla janë dy të rinjtë e tjerë që janë shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur pasditen e djeshme në zyrat e PD në Kavajë.

Këta dy shtetas, sipas burimeve, kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin me sekretarin e PD Bledar Okshtuni, duke hyrë brenda zyrave me qëllim dhunimin e 27 vjeçarit. Pasi e kanë rrahur, këta shtetas bashkë me autorin e dyshuar të shpallur në kërkim dje, Ndricim Jonuzi (Tahiri), e kanë qëlluar me armë.

Dyshohet se ka qenë pikërisht Ndriçim Jonuzi (Tahiri) personi që ka qëlluar me armë zjarri brenda zyrave të PD në Kavajë duke plagosur në këmbë 27 vjeçarin Bledar Okshtuni.

Markel Shtylla është Drejtor i Policisë Bashkiake të Kavajës, kurse Dorian Troplini është punonjës i Policisë Bashkiake.

Zjarr Tv Ad