Plani i Belinda Ballukut dhe Blendi Gonxhe për të vjedhur shoferët: Nëse nuk ke siguracion, gjobë 400 $…

0
1334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, janë në prag të miratimit të një skandali të ri, që ka të bëjë me përdoruesit e makinave.

Para një jave në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, është depozituar projektligji për “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8378, datë 22.7.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”.

Sipas këtij projektligji që mbart idenë e Ministres së Transportit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR, çdo shtetas që ka një makinë dhe gjatë kontrollit rezulton se i ka mbaruar sigurimi i detyrueshëm gjatë 30 ditëve, do të gjobitet me një shumë të rëndë për xhepat e tyre: 400 mijë lekë të vjetra, ose 400 dollarë, raporton “Shekulli”.

Edhe pse shpesh herë shtetasit shqiptar, ankohen se janë me humbje nga sigurimi i detyrueshëm, duke preferuar atë kasko, me këtë vendim qeveria dhe kuvendi pritet të godasin rëndë qytetarët dhe të mbushin xhepat e kompanive të sigurimit.

Çfarë thotë projekligji i ri:

Pas pikës 6 shtohen pikat 6/1, 6/2 dhe 6/3, me këtë përmbajtje:

“6/1. Cilido, që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, ndëshkohet me masë administrative me gjobë sipas parashikimeve të nenit 191, pika 2. Rregullat dhe procedurat për vendosjen e gjobës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

6/2. Qendra e Informacionit, e krijuar sipas ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, njofton menjëherë organet e ngarkuara nga ligji për regjistrimin e mjeteve dhe ato të kontrollit të qarkullimit rrugor mbi mjetet e pasiguruara, për ekzekutimin e masave administrative të parashikuara në këtë nen dhe sigurimin e mjeteve pas marrjes së këtyre masave.

6/3. Cilido, që qarkullon me një mjet të blinduar, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit. Të njëjtat masa zbatohen ndaj zotëruesit të mjetit nëse ky i beson mjetin një drejtuesi të paautorizuar”.

Duke marrë në konsideratë nenin 191 pika dy, thuhet shprehimisht se:

1. Mjetet me motor që nuk lëvizin mbi shina, duke përfshirë edhe trolejbusët e rimorkiot, nuk mund të qarkullojnë në rrugë dhe vende publike, pa qenë të siguruara sipas normave të dispozitave në fuqi për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve.
Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

2. Nga ky nen kuptohet qartë që poseduesi i makinës nuk gjobitet, nëse për 30 ditë ka qarkulluar pa siguracionin e detyrueshëm. Si rrjedhojë, në përpjekje për të vjedhur xhepat e qytetarëve, qeveria po minon besimin e saj, duke u vënë një limit apo edhe presion shtetesave shqiptar, që të paguajnë gjobën nëse lëvizin për 30 ditë pa siguracion të detyrueshëm.

Zjarr Tv Ad