Plarent Ndreca shpjegon se çfarë është patronazhisti i Partive politike: Është një kujdestar…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, Plarent Ndreca ka shpjeguarnë emisionin “Opinion”, se çfarë roli ka patronazhisti në Partitë politike. Sipas Ndrecës, ky person ka si detyrë që të informojë mbi territorin që mbulon për tendencat politike të individëve në të. Sa i përket listës me të dhëna personale, Ndreca tha patronazhisti përdor listën e zgjedhësve që është publike dhe e ka çdo parti politike. Patronazhisti shton informacion për të krijuar një ide më të qartë, për prirjet politike të një individi.

Merren edhe me anën personale, edhe me pjesën ekonomike, edhe me problemet shëndetësore të njerëzve. Edhe me dashnoret tha presidenti, të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Çfarë roli ka ky patronazhist? Është modeli i atij fuksit të vjetër që thotë presidenti, apo modeli i big brother-it që di çdo gjë, që thotë kryeministri?

Presidenti e ka humbur busullën dhe nuk e di se çfarë thotë…

Presidenti ka informacion të klasifikuar për arsye të punës së tij, jo për arsye të aftësive të tij. Presidenti i Republikës ka informacion të klasifikuar dhe ne këtë e dimë. Nga Shërbimi Informativ, policia etj… Këtë e prezumoni ju, por ai nuk është se e ka thënë këtë gjë, që e ka marrë nga Shërbimi Informativ, por e ka humbur busullën dhe thotë gjëra që as ai vetë nuk e beson.

Çfarë është patronazhisti atëherë?

Ai është një kujdestar në raport me organizatën ku bën pjesë, i cili informon këtë organizatën mbi territorin në të cilin punon dhe ka nën patronazh dhe për individët, që ka nën patronazh në raport me organizatën. Pra patronazhisti X mendon se në këtë lagje, në këtë pallat, ka 10 persona  të cilët kanë një prirje politike të majtë, të djathtë, apo janë indiferentë. E para në këto lista pranë patronazhistit janë të dhënat personale të votuesve, karta ID, NIPT, etj, çlidhje ka me të dhënat personale?

Lista e zgjedhësve është publike dhe çdo forcë politike e ka në dispozicion, për ta përpunuar atë dhe për ta mbushur me të dhëna shtesë, të cilat krijojnë një ide më të qartë për puzzle-in të një territori të caktuar se ku është forca politike për të cilën patronazhisti punon në zgjedhjet X. Pra merret lista zgjedhore dhe përveç emër, mbiemër, karta ID, apo të dhënave të cilat janë publike…

Po të dhënat që nuk janë publike?

Patronazhisti mbush me informacion shtesë, që e ndihmojnë organizatën për të krijuar ide të saktë mbi prirjen territoriale, politike përkatëse. Duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, që gjithë këtë informacion, e para njëherë duhet sqaruar dhe ne nuk dimë nëse është databasa e PS apo jo, ky është një fakt ende i paprovuar dhe ne e marrin, e prezumojmë si të vërtetë. Më tej Ndreca tha se çdo parti e mirëorganizuar ka një strukturë kapilare e cila merr informacion mbi territorin dhe prirjet politike dhe në bazë të saj bën fushatën elektorale.

 

Zjarr Tv Ad