Plarent Ndreca: SPAK nuk duhet ta neglizhojë informacionin e Departamentit të Thesarit për Rakipin dhe Ndroqin

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Plarent Ndreca thotë se SPAK-u nuk duhet ta neglizhojë informacionin që ka dhënë Departamenti Amerikan i Thesarit për sanksionimin e ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

Megjithatë ndreca tha se vendimet e Departamentit të Thesarit bazohen në informacione, ndërsa SPAK kërkon prova.

“Është një informacion që SPAK-u nuk duhet ta neglizhojë, madje unë kam dëgjuar dhe zotin Eskobar që e ka nënvizuar këtë fakt. Se sa kapacitet ka për të shkuar deri te prova, sepse duhet të kemi një gjë parasysh, që këto vendime zakonisht bazohen në informacione, SPAK-u kërkon prova.

Ky është urdhër ekzekutiv, kanë sistemet e tyre të njoftimit për transaksione dhe bëhet fjalë për subjektet e tyre amerikane. Pasuritë, nëse kanë vendosen nën sekuestro. Ajo që duhet, ka një ndryshim, përmenden familjarët”, u shpreh Ndreca në emisionin “Opinion”.

Zjarr Tv Ad