Plarent Ndreca sulmon ministren Karabina: S’ke kompetenca të më pezullosh, jam dhe do të jem…

0
982
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas pezullimit nga puna të Plarent Ndrecës, i cili ishte në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ky i fundit ka reaguar duke sulmuar ministren Karabina.

Ai është shprehur se ministrja Krabina nuk ka kompetencë që të shkarkojë atë, dhe për këtë ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë. Po ashtu ai e ka akuzuar ministren Mirela Karabina për shpërdorim të detyrës.

Është një çmenduri juridike në shpërdorim të pastër të detyrës nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit. Trillim i pastër i faktit që unë jam në procedim penal. Nuk ka asnjë procedim penal ndaj meje. Ministrja e Arsimit nuk ka asnjë kompetencë pezullimi për sekretarin e përgjithshëm të MAS. Unë jam në detyrë e do të vijoj të jem në detyrë pa asnjë lëkundje në mbrojtje të institucionit ku unë punoj”, – është shprehur Ndreca.

Po ashtu ai është përgjigjur edhe ndaj akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku tha se ato nuk i ka lexuar fare, por i konsideron broçkulla.

As nuk e kam lexuar fare, po broçkulla siç i bën ai janë.” – tha Plarent Ndreca për Gazetën Shqiptare.

Zjarr Tv Ad