Plas debati! Dhimitri shkon pa shifra, Çupi i kthehet ashpër: S’jemi në orë mësimi këtu!

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur nga puna ditën e sotme. Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile ka pasur edhe tensione.

Albana Dhimitri: Nuk e dija që duhet të vija me shifra me vete

Bledion Nallbati: Nëse përgjigjet nuk janë për ju, sillni shifra. Zonja nëse nuk ka shifra, nuk mund të vijë këtu dhe të më thotë mua

Anila Denaj: Ju nuk keni të drejtë të flisni derisa të mbarojnë fjalinë. Shifrta jua kemi kërkuar. Ekspertët janë nga të dy palët. Nëse sot vijmë pa shifra dhe s’kemi gjëra paraprake, ky debat nuk ekziston. Le të japim përgjigje sepse sot nuk përfundojmë dot.

Dhurata Çupi: Nuk jemi në orë mësimi këtu që të drejtojmë gishtin. Ka shifra apo jo, kanë të drejtën të bëjnë pyetjen. Të jemi korrekt, edhe pyetjet e deputetëve duhet të jenë, por ekspertët duhet të kenë material me vete. Ka mundësi të më thuash nga përgjigjet e organizatës, ka një fjali që e merr dhe e fut në dosje? Këto janë fyerje, gjykime. Nuk janë sjellë nga rruga këta. Nuk është qëllim, ju kërkoj ndjesë zonja Dhimitri, nuk është qëllim personeli. Pse për bashkitë është rritur numri i të punësuarve ndërsa shërbimet mungojnë? Këto bashki paskan funksionuar vetëm për të shtuar numrin e punonjësve.

Anila Denaj: Të gjithëve na lind e drejta dhe detyrimi që të çojmë pyetjet paraprakisht. Të japim përgjigje në ditët në vijim, ndaj do t’i kërkoja sekretarisë që pyetjet që janë bërë të merren përgjigje me shkrim. Kjo për ato mungesa informacioni për faktin që sot nuk u bë asnjë pyetje me shkrim. Asnjë nuk ka ardhur i papërgatitur sot, po të shihet me detaje. Ne po flasim sot që paga mesatare në të gjithë Shqipërinë është rritur dhe jeni ju që bisedoni në lidhje pagat, edhe kur rritet do ta trajtoni si ngërç? Të sjellin të gjitha grupet e ekspertëve pyetjet meshkrim dhe të ndahemi, të mos ngatërrohemi me përgjigjet.

 

Zjarr Tv Ad