Plas DEBATI live në studio/ Luçiano Boçi i ndërpret fjalën Mark Markut, shpërthen analisti: Do të të blej një ta mbash në dorë?! Deputeti: Në dorë mbaje vetë, unë e kam në…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së dhe deputeti Luçiano Boçi është përfshirë në një debat me analistin Mark Marku, teksa po diskutonin për protestat e opozitës.

Në emisionin “Opinion” Marku ka deklaruar se me rëndësi është që protestat të japin rezultat, në këto moment ka ndërhyre deputeti Boçi, çka ka bërë që mes tyre të shkëmbehen edhe batuta.

“O Luçiano po nuk të ndërhyra o burrë. A do me fol ti? Fol. A do të blej një mikrofon dhe ta mbash në dorë dhe të shkosh edhe në shpi me mikrofon”, iu drejtua Mark Marku.

Ndër të tjera Mark Marku ka deklaruar se opozita duhet të respektohet dhe duhet të merret seriozisht e jo të provokohet.

Mark Marku: E para për qëndrimet, provokimet ndaj opozitës. Unë mendoj që një politikan serioz në një vend serioz opozitën e merr seriozisht. Ajo që mendoj unë sic nuk ndihem mirë kur e provokojnë opozitës, ashtu diskutojmë për fatet e opozitës, diskutojmë si për fatet tona. Nuk është problemi që opozita mban protestë, problem do ishte po të mos bënte. Problemi është tek rezultati që do japin në jetën shoqërore dhe politike. Unë po them po të doja që opozita të dështonte, do i sugjeroja këtë rrugë, që ti lodhte njerëzit pa një rezultat konkret.

Luçiano Boçi: Ka një rezultat, se rezultati në politikë nuk është kaq matematikor…

Mark Marku: O Luçiano po nuk të ndërhyra o burrë. A do me fol ti? Fol. A do të blej një mikrofon dhe ta mbash në dorë dhe të shkosh edhe në shpi me mikrofon.

Luçiano Boçi: Ok, dakord por po bie në kontradikte me veten.

Mark Marku: Fol o burrë, si mund të ndërhysh

Luçiano Boçi: E kam në xhaketë, në dorë mbaje vetë.

Luçiano Boçi: E kam këtu në xhaketë.

Mark Marku: Si mund të ndërhysh 100 herë.

Luçiano Boçi: Po të motivoj mo Mark, jo gjithë ky parashtrim për mua.

Mark Marku: Se flet sikur je gjykatësi.

Luçiano Boçi: Po të motivoj.

Mark Marku: Jepja të flasë ai. A e kupton që sa herë flisni dhe bëni kështu humbni vota?

Luçiano Boçi: Shyqyr o Mark që e zbulove ti se isha duke e kërkuar s’ma kishte thënë asnjë.

Mark Marku: Çfarë ndryshimi ke nga ata që përjashtoi ky nga parlamenti.

Luçiano Boçi: Më ke ndriçuar sot o Mark më ke ndriçuar në këtë pikë dhe të falenderoj shumë. Herë tjetër do vij në studio dhe do të të dëgjoj vetëm ty.

Mark Marku: Ti nuk ndriçohesh kurrë o burrë. Ju nuk ndriçoheni, ju vetëm shkoni mbrapa.

Luçiano Boçi: O Mark ti ke qenë pjesë…

Mark Marku: Opozita bën protesta, por përveç protestave qytetarët duhet ta dinë për kë do votojnë nesër.

Linku i videos:

https://www.youtube.com/watch?v=xIih7h2VuNk

Zjarr Tv Ad